E rëndë në Elbasan/ Burri qëllon me thikë gruan, plagos dhe fqinjin që ndërhyri

8 September 2022, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Elbasan/ Burri qëllon me thikë gruan, plagos

Një tjetër grua ka mbetur e lënduar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Një 50-vjeçar që është arrestuar më pas nga policia ka goditur me thikë gruan në Elbasan. 46-vjeçarja Shkëlqime Aliaj është dërguar në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”. Çifti janë prindër të dy vajzave dhe një djali. Gjatë konfliktit në familje, ka ndërhyrë fqinji, por Elmaz Aliaj nuk e ka ka kursyer as atë. Enver Sula ka mbetur i plagosur, në përpjekjen e tij për të shpëtuar 46-vjeçarin, që siç raportohet ishte në një situatë të rënduar psikologjike.

Këtë të enjte, një tjetër konflikt la të plagosur një grua në Vlorë. Shtetasi me iniciale I.P. goditi me thikë ish-gruan e tij. 50-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Vlorës.

 


Video