
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Dëshmitari i drejtësise Luftar Reçi i është përgjigjur në seancën e sotme pyetjeve të avokateve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porostitës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.
Seanca është shoqëruar me debate mes dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçi, të pandehurve dhe avokatëve mbrojtes, madje këta të fundit edhe janë kërcënuar nga me jetë nga dëshmitari Reçi.
Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje ka kërcënuar avokatin e Lulzim Berishës, Detar Hysi. Ai i është drejtuar Hysit me fjalët se është një nga personat që do të vritej. Burime bëjnë me dije se Detar Hysi do i drejtohet me kallëzim prokurorisë dhe do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë.
Kjo është seanca e tretë që dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi , dëshmia e të cilit zbardhi vrasjet e Vajdin Lames e Klodian Salliut në shkurt të vitit 2005. Për dy vrasjet e bujshme, SPAK ka marrë të pandehur, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin.