Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as dy ditët e fundjavës, ja si pritet të jetë moti

14 April 2023, 14:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as dy ditët e fundjavës,
Reshje shiu

Vijon edhe për këtë fundjavë vendi ynë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë për ditën e Shtunnë moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intenistet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.



Video