Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë rusen Svetlana Timofoeva

14 April 2023, 13:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë rusen Svetlana Timofoeva
Svetlana Timofoeva

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në vendin tonë ka një hetim ndaj saj.

Svetlana Timofoeva mbahet në burg qe nga data 20 gusht e këtij viti.

Ngjarja

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.


Video