Gjendet një kallash në një kazan mbeturinash në Vlorë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

14 April 2023, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një kallash në një kazan mbeturinash në Vlorë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur ditën e sotme brenda një kazani me mbeturina në Vlorë.

Bëhet me dije se arma është gjetur në lagjen “Pavarësia”. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka rrethuar zonën.

Arma do merret dhe do të ekzaminohet, teksa dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale.


Video