Ia rrëfyen nënës mes lotëve, abuzohen tre fëmijë në jetimoren e Sarandës: Na i mbyllën gojën me jastëk

28 September 2022, 18:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ia rrëfyen nënës mes lotëve, abuzohen tre fëmijë
Nëna me tre fëmijët

Në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë dyshohet se është abuzuar me 3 fëmijë.

Nëna e fëmijëve në fjalë ka denoncuar në komisariatin nr.3 në kryeqytet. Ajo tregoi për Euronews Albania, se kishte marrë fëmijët e saj me pushime dhe ata i kishin rrëfyer për abuzimin që ju bëhej në jetimore.

Ndërsa lante djalin e saj në dush, më të voglin e fëmijëve, ai kishte treguar mes lotësh se e kanë torturuar, e kanë rrahur, e kanë lyer me pastë dhëmbësh dhe i kanë mbyllur gojën me jastëk, tha nëna. Sipas tij edhe shokët, edhe edukatorët e kanë mbyllur në dollap duke e rrahur, shtoi ajo.

Vajzat, më të mëdha, vijoi rrëfimi, treguan po të njëjtat histori torturash. Ato kanë treguar se djemtë e jetimores kanë përdorur fjalë banale dhe i kanë ofenduar, ndërsa kanë ushtruar dhe dhunë fizike, tha nëna e fëmijëve në emision.


Video