Depozitohet në gjykatë kërkesa për ekstradimin e supermashtruesit turk

28 September 2022, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Depozitohet në gjykatë kërkesa për ekstradimin e
Faruk Fatih Ozer

Prokuroria ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer. Ai akuzohet se ka kryer mashtrime qindra miliona euro me kriptomonedhat. 

Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje.


Video