
Erjon Vishkulli ka reaguar në lidhje me plagosjen me plumb gome gjatë protestës së sotme, të deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti.
Përmes një reagimi në Instagram, Vishkulli, shkruan se kur bëhet fjalë për një përfaqësues politik, reagimi është i shpejtë, por për protestuesit që janë në gjendje të rëndë shëndetësore nuk ka asnjë përgjigje nga drejtësia.
Gjithashtu, në postimin e tij, ai nënkupton se sipas tij, institucionet përkatëse janë me dy standarde, duke e cilësuar si një kompromis të shëmtuar.
"Sot pamë se kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës.
Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli.
Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shkruan ai.