Në kërkim nga Policia që prej muajit Qershor, arrestohet Dj Cherry, ja për çfarë akuzohet

28 September 2022, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim nga Policia që prej muajit Qershor, arrestohet Dj
Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry

38-vjeçari Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ai është vënë në pranha në kuadër të operacionit "Road Guard 27", teksa u bë i njohur për publikun gjatë kohës që ishte Dj i emisionit "Zonë e Lirë".

"Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit." thuhet në njoftimin e Polivisë.

Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry, akuzohet për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video