U arrestua për dhunë ndaj foshnjes/ Lirohet babai shqiptar, e “shpëton” gruaja

28 September 2022, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U arrestua për dhunë ndaj foshnjes/ Lirohet babai shqiptar, e

Babai 20-vjeçari, i cili akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda foshnjës 4 muajshe, është lënë i lirë me kusht që të paraqitet në Komisariat çdo datë 1 dhe 15 të muajit dhe të mos ketë asnjë kontakt nme foshnjën, e cila ndodhet e intubuar në spitalin pediatrik “Agjia Sofia”.

Ka qenë bashkëshortja e 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që ka dëshmuar në gjykatë në mbrojtje të të shoqit, sipas Protothema.gr. Për lirimin e tij të përkohshëm është paguar një garanci prej 2000 eurosh.

Kujtojmë se foshnja u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin. Babai i tij u arrestua pasi e dërgoi fëmijën në spital. 


Video