Ervis Martinaj i gjallë apo i vdekur? Ja reagimi i Rrumbullakut pas pyetjes së gazetarëve

28 September 2022, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervis Martinaj i gjallë apo i vdekur? Ja reagimi i Rrumbullakut pas pyetjes
Ervis Martinaj dhe Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka qenë ditën e sotme në Lezhë. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në kuadër të njëvjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Nënkomisar Saimir Hoxha.

Në përfundim të ceremonisë gazetarët tentuan t'i merrnin një prononcim për hetimet e fundit për dosjen më të bujshme të momentit, zhdukjen misterioze të Ervis Martinajt.

Por, sapo njëri prej gazetarëve përmendi emrin e Martinajt dhe vijoi me pyetjen, Rrumbullaku u largua duke mos pranuar që të flasë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku deklaruan se Policia do të flasë vetëm në momentin kur të ketë fakte dhe prova.


Video