EMRI/ U dogj brenda barakës që shërbente si vendroje, 57-vjeçari ndërron jetë rrugës për tek Trauma

28 September 2022, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ U dogj brenda barakës që shërbente si vendroje,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka ndërruar jetë ditën e sotme 57-vjeçari Ilirjan Xhani, i cili u dogj mbrëmjen e djeshme brenda një barake që shërbente si vendroje në fshatin Çukë të Sarandës.

Ai kishte djegie të shkallës së tretë dhe sot u nis drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur dot t'iu mbijetojë dot plagëve të marra duke ndërruar jetë gjatë rrugës pa mbërritur në Tiranë.

Trupi i 57-vjeçarit është dërguar në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko – ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës  rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku ai po qëndronte.


Video