FOTO/ Ervis Martinaj i bën dedikimin tek varri Brilantit, a shkoi në ceremoni?

24 July 2022, 16:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Ervis Martinaj i bën dedikimin tek varri Brilantit, a shkoi në
Brilant Martinaj dhe Ervis Martinaj

Sot bëhet një javë nga atentati tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, teksa ende nuk ka një person të dyshuar si autor apo porositësin e ngjarjes.

Shënjestër e atentati mendohet se ka qenë Brilant Martinaj, i cili është djalë kushëri i parë me biznesmenin Ervis Martinajn. Siç shihet në foton e mëposhtme, Ervis Martinaj ka vendosur një kurorë me lule në vendin ku prehet Brilanti dhe sipër saj mban mbishkrimin: "Nga Visi".

Ky detaj lind dyshime se Ervis Martinaj mund të ketë qenë në varrimin e djalit të xhaxhait. Po ashtu, burime bëjnë me dije se makina e blinduar tip "Toyota Land Cruiser", me të cilën lëviznin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi mbrëmjen e të premtes kur iu bë atentat, përdorej edhe nga vetë Ervis Martinaj. Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë.

Ervis Martinaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmiver të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës.

FOTO/ Ervis Martinaj i bën dedikimin tek varri Brilantit, a shkoi në


Video