Aksident në aksin Fushë Krujë - Milot/ Përplasen 4 makina, një i ri humb këmbën (Video)

24 July 2022, 11:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në aksin Fushë Krujë - Milot/ Përplasen 4 makina,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot. Aksidenti ku janë përfshirë katër makina ka ndodhur në afërsi të Thumanës.

Makinat janë përplasur me njëri-tjetrën dhe për pasojë është plagosur rëndë Serxhio H., 30 vjeç i cili ka humbur njërën këmbë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë Krujës dhe është dërguar me urgjencë tek Trauma. Mësohet se janë tre persona të plagosur, por në gjendje më të lehtë se 30-vjeçari.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 


Video