E rëndë në Durrës, 65-vjeçarja hidhet nga ballkoni, i jep fund jetës

24 July 2022, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Durrës, 65-vjeçarja hidhet nga ballkoni, i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës një 65-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të qytetit.

B.M., rreth 65 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video