Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të dy netëve më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, drejtuesi i mjetit tip 'Toyota Land Crusiser' dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Ata kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e 22 Korrikut në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, ndërsa u plagos Ylli Brahimi.
Në një intervistë Qyno u shpreh se autorët kishin informacione të sakta se ku lëviznin, ku jetonin dhe me çfarë makine lëviznin shënjestrat e tyre. Po ashtu Qyno bëri me dije se në zonën ku jetonte Preçi dhe Brahimi nuk punonin as kamerat.
"Autorët kishin informacion të sakt ë mbi vendin se ku lëviznin dy persona, si Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Njëkohësisht kishin informacion se me çfarë makine lëviznin dhe njëkohësisht kishin informacion se në vendin ku ata jetonin kamerat nuk punonin. Ka qenë makina e blinduar që i ka shpëtuar jetën Ylli Brahimit, pasi ishte në makinë.
Këtë mllef, këtë duf dhe këtë intensitet të lartë goditjesh me armë në një vendngjarje e kam hasur vetëm në Vlorë. Vetëm në Vlorë qëllohet në këtë mënyrë. Këtë e kam parë edhe tek ngjarja te mbikalimi i Krujës"
Po ashtu gazetari, bëri me dije se autorët janë kujdesur që të sigurojnë plumba blindshpues, pasi kanë pasur informacione se Preçi dhe Brahimi udhëtonin me mjet të blinduar.
"Atentatorët janë kujdesur që të sigurojnë edhe plumba blind shpues pasi kanë pasur informacionet se shënjestra e tyre udhëtonte me mjet të blinduar.
Kruja e Fushë-Kruja është dyqani i vrasësve me pagesë në Shqipëri. Në çdo ngjarje kriminale dije se ke të përfshirë një nga Fushë-Kruja apo Kruja, tha Qyno.
Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.
Kujtojmë se Preçi dhe Ibrahimi mbërritën në rrugën e pallatit, 3 atentatorët e maskuar, 2 në rolin e qitësit, 1 shofer kanë dalë nga makina e tyre tip 'Audi' dhe kanë zbrazur ndaj 2 miqve 3 karikatorë, afërsisht 100 plumba.
Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, burime bëjnë me dije se njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me pas ata janë larguar me automjetin tip 'Audi'.
Pasi lëshuan breshëri kallashnikovi që nuk po depërtonin mbi makinën e blinduar të Ylli Ibrahimit, autorët i kanë ndjekur deri në hyrje të pallatit ku banon miku i Ervis Martinaj. Në fotot e siguruara nga Report Tv shihet se disa nga plumbat arritën të çajnë blindin dhe kanë depërtuar në xhamin e pasëm.
Pasi u qëlluan me breshëri plumbash, Ibrahimi dhe Preçi u dërguan me urgjence drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por 27-vjeçari Preçi nuk mundi të mbijetojë si shkak i plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spital 1 orë pas ngjarjes. Ibrahimi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.