Kishte zënë plazhin publik, procedohet penalisht 54-vjeçari në Durrës

23 July 2022, 15:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kishte zënë plazhin publik, procedohet penalisht 54-vjeçari

Një 54-vjeçar në Durrës është procedura penalisht për zënien e plazheve publike.

54-vjeçari Llazar Mazniku kishte zënë hapësirën publike në plazhin në lagjen 13-të. Atij iu sekuestruan 20 komplete me çadra dhe shezlongë.

Policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në kuadër të plan-operacionit "Bregdeti i lirë", kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme, që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

 

 


Video