Kanë dijeni për vrasjen! Policia shoqëron disa persona për atentatin në Milot

23 July 2022, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kanë dijeni për vrasjen! Policia shoqëron disa persona për
Foto nga vendngjarja

Disa persona janë shoqëruar nga policia e shtetit në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Milot, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Ibrahimi.

Policia ka marrë në pyetje personat që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar. Në mesin e të shoqëruarve janë dhe banorë të lagjes së viktimave, të cilët mund të kenë qënë dëshmitarë të ngjarjes.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Irahimit, 46 vjeç mbrëmjen e së premtes në Milot tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.


Video