E donin të vdekur/Ylli Brahimi ndodhet jashtë rrezikut për jetën

23 July 2022, 00:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E donin të vdekur/Ylli Brahimi ndodhet jashtë rrezikut për
Ylli Brahimi

Ylli Brahimi është jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet ende në mjekim intensiv. Lajmi është dhënë nga burime brenda spitalit të Traumës, që kanë bërë me dije se 46-vjeçari, edhe pse me plumba në brinjë e këmbë, ia ka dalë që të shpëtojë. 

Kush është Ylli Ibrahimi?

45-vjeçari Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi të njohur të botës së biznesit së lojrave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale. Ibrahimi, sipas burimeve policore është me precedentë penalë në Itali. Madje ka qenë i burgosur për disa vite për trafik droge, nga vitit 2007-2012. Me të dalë nga burgu, iu fut botës së biznesit, por duket se “kusuret” e të shkuarës e kanë përndjekur.


Video