Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, dy shënjestrat e atentatit të sotëm në Milot, janë tentuar të vriten edhe më herët, teksa të dy janë me precedent të theksuar kriminal.
Viktimës së sotme, Klisman Preçi i është bërë atentat më 14 Maj të këtij viti bashkë me kushëririn e tij, Blerim Preçi. Ngjara ndodhi në autostradën Lezhë-Laç teksa po udhëtonin me makinën e llojit “Mercedes Benz”, tip “ML”, kur rreth orës 20:05 u qëlluan me breshëri plumbash.
Autorët, të paidentifikuar, ndodheshin brenda një mjeti “Audi” dhe i dolën paralel fuoristradës së dy kushërinjve Preçi duke nxjerrë automatikun nga xhami i pasmë i mjetit dhee kanë nisur të qëllojnë me mbi 20 plumba.
I riu Blerim Preçi ka kthyer mjetin, ka frenuar dhe në livizje e sipër është hedhur nga fuoristrada bashkë me kushëririn e tij. Makina vijoi të ecte edhe disa metra, derisa doli nga rruga e u anua, ndërsa dy të rinjtë shpëtuan pa marrë asnjë plumb në trup.
Në videon e mëposhtme, shihet se si qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve, të cilët kanë dalë nga mjeti në gjendje të rënduar psikologjike. Në pamje dëgjohet teksa qytetari i sugjeron një prej djemve, që duket dhe i gjakosur në trup, që të ikë te lokali afër rrugë, pasi është njoftuar policia. Ndërkohë i riu pyet qytetarin nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit e qetëson se jo.
Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë!
Ndërsa, Ylli Brahimi i është bërë atentat më 13 janar të vitit të kaluar në Milot. Në pamjet nga atentati i vitit të kaluar, shihet momenti kur dy persona me motor qëllojnë ndaj Ylli Ibrahimit, i cili gjatë sulmit me armë ishte i shoqëruar nga 2 persona të tjerë.
Siç shihet më poshtë, tre personat, përfshi objektivin, ecin të qetë në trotuar, ndërkohë që në kamerat e sigurisë së një biznesi përballë kanë filmuar momentin kur në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhe kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur Ibrahimi.
Gjithçka ndodh në pak sekonda, në një rrugë të populluar, ndërsa në pamje shihet se ka pasur dhe kalimtarë të tjerë në momentin e atentatit.
Deri më sot nuk dihen ende shkaqet e këtyre sulmeve me armë.