Fotolajm/ Pas Berishës 'taksisti' mbush krahun plot me tatuazhe për Ervis dhe Brilant Martinajn

23 July 2022, 07:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotolajm/ Pas Berishës 'taksisti' mbush krahun plot me tatuazhe
Ervis dhe Brilant Martinajn

Uljan Kolgjegja është taksisti i cili ka bërë gjithnjë xhiron e mediave për shkak të fiksimit të tij me tatuazhet dedikuara personazheve të famshëm në vend. Ai u bë i njohur fillimisht pasi bëri në kraharor një tatuazh gjigant me portretin e Sali Berishës të cilin u pendua dhe e mbuloi e më pas, e në krah një tjetër tatuazh gjigant portretin e moderatores Marina Vjollca.

Kolgjegja pak kohë më parë tentoi të vetëdigjej para godinës së Kryeministrisë pasi i kishin bllokuar patentën dhe nuk e lejonin të ushtronte aktivitetin e tij si taksist.

Ai ka goditur sërish me tatuazhet e fundit kushtuar Brilant Martinajt, viktimës së pak ditëve më parë në atentatin në Fushë-Krujë dhe të afërmit të tij Vis Martinajt.

Taksisti ka mbushur dorën deri në parakrah me emrat dhe inicialet e tyre e ka pozuar po ashru me bluza të stampuara me foton e të ndjerit Martinaj.



Video