Jeni kapur në shkelje nga droni dhe nuk dini gjë? Shikoni videon e Policisë

24 July 2022, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeni kapur në shkelje nga droni dhe nuk dini gjë? Shikoni videon e
Shoferi i kapur në shkelje

Policia Rrugore e Tiranës ka ngritur sërish në ajër "dronin edukues", por këtë herë, për të kapur shkeljet e shoferëve që nuk kanë respektuar rregullin për të kaluar në anën e djathtë të karrexhatës pas manovrës së parakalimit.

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Në videon e mëposhtme, tregohet pozicionimi i gabuar dhe cili është i duhuri për të gjithë shoferët pas manovrës së parakalimit.

"Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!" thuhet në njoftimin e Policisë.




Video