Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë si dhe ka vënë nën hetim dy administratorë pasi zunë hapësirën publike pa leje. Në zonën e ‘Porto Palermos’, dy administratorët kishin zënë hapësirat publike pa leje.
Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Porto Palermo”.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.