'Dajush nuk më besohet që ta kanë mar jetën', të afërmit e Klisman Preçit rrëqethin me dedikimin e tyre (Video)

24 July 2022, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Dajush nuk më besohet që ta kanë mar jetën',
Klisman Preçi

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati në Milot, ku u vra 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi, ku i fundit rezultonte të kishte njohur me Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në masakrën e Fushë Krujës.

Të afërm të 28-vjeçarit janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë që ka prekur familjarin e tyre. Sipas videos së mëposhtme, një i afërm i tyre shkruan se: 5 ditë do ishim takuar bashkë, pse nuk erdhe pranë meje do të kisha përqafuar fort". 

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Kujtojmë se dhjetra persona janë shoqëruar, por deri më tani hetuesit ende nuk kanë asnjë të dyshuar për atentatin. Hetimet e policisë janë pëqëndruar në të shkuarën e Klisman Preçit dhe Ylli Ibrahimit, të dy me precedentë të mëparshëm penal. 46-vjeçari Ylli Brahimi nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2003, ai ishte dënuar për trafik droge, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati vetëm një vit më parë. Ndërsa Klisman Preçi, i cili mbeti i vdekur, i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, ku ishte bashkë në makinë me Blerim Preçin.

Vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbremjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.

VoxNews


Video