Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Elbasanit ka gjetur sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezultoi të ishte i humbur.
I mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.
Pas raportimit në media, policia arriti të identifikojë prindërit dhe të rikthej djalin te ta.
