Fëmijët e moshës 9-11 vjeç u përplasën nga automjeti teksa lëviznin me monopatina, ja si është gjendja shëndetësore e tyre

25 June 2025, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fëmijët e moshës 9-11 vjeç u përplasën nga
Trauma

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur në qendër të Tiranës ku një makinë e marketit Pronatyra përplasi tre fëmijë, të cilët po qarkullin me dy skuterë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Burime për Vox News nga Trauma, pohojnë se fëmijët ishin të moshës 9-11 vjeç. I mituri me inicialet O.A. 11 vjeç është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, ashtu si dhe 9 vjeçari me iniciale E.S.  

Burime nga Trauma pohojnë se i mituri me iniciale J.N ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të tre pacientët e aksidentuar janë në monitorim mjekësor.

 


Video