Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

25 June 2025, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës.

Provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30.

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

Më 30 qershor nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së Huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.


Video