Shpërthim tritoli në një servis motorësh në Vlorë

25 June 2025, 00:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim tritoli në një servis motorësh në Vlorë
Shpërthim tritoli në një servis motorësh në Vlorë

Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në një servis motorësh.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë të dyshuar plasëse në dritaren e biznesit të Vasillaq Bezhanit.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët e saj.

“Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, thuhet në një njoftim paraprak të Policisë së Vlorës.


Video