Aksident në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë me monopatinë, dy në gjendje të rëndë

25 June 2025, 11:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Tiranë/ Makina përplas tre fëmijë me
Pamje nga vendngjarja

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me monopatinë.

Për pasojë, dy fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Video