Samiti i NATO/ Rutte: Paqja nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e SHBA

25 June 2025, 11:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Samiti i NATO/ Rutte: Paqja nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e SHBA
Mark Rutte dhe Donald Trump

Nga samiti në Hagë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se ‘NATO do të bëhet shumë e fortë pasi rriti shpenzimet e PBB-së në 5%’, një rritje e madhe nga 2% që është aktualisht.

Ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte falënderoi presidentin duke thënë se “kjo nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishit zgjedhur në vitin 2016 dhe më pas do të ishit rizgjedhur“.

“Është një fitore e madhe për të gjithë“, u përgjigj Trump.

I pyetur se si po shkon armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, Trump thotë “Mendoj se është shumë mirë. Ishte një marrëveshje e barabartë midis vendeve. Ne patëm një fitore të jashtëzakonshme”.


Video