DETAJE/ Makina e marketit "Pronatyra" përplasi tre të miturit me monopatinë në bulevard, arrestohet shoferi

25 June 2025, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Makina e marketit "Pronatyra" përplasi tre të
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në kryeqytet. Një makinë e marketit 'Pronatyra' ka përplasur  2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Fëmijë janë transportuar në spital.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 


Video