EMRI/ Arrestohet i riu që përdhunoi të miturën, kishte dalë jashtë kufirit

25 May 2022, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Arrestohet i riu që përdhunoi të miturën, kishte
Pika Kufitare e Morinës

Policia kufitare e Morinës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur. Në pranga është vënë shtetasi Emiljano Kovaçi, 19-vjeç, banues në Vlorë.

Ai është kapur teksa ka tentuar të hyjë në territorin e Shqipërisë përmes pikës kufitare të Morinës. Një 15-vjeçare nga Vlora ka bërë kallëzim ndaj Emiljano Kovaçit, ku pretendon se ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Mbi Emiljano Kovaçin rëndon akuza për veprën penale Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.


Video