Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” , u trajtua ngjarja e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën në 14 shkurt të 2020 tre pjesëtarë të familjes Tola.
Kryefamiljari Ylber Tola rrëfehen detajet e ngjarjes dhe dyshimet e tij për persona të cilët edhe i ka denoncuar në organet kompetente. Ai dyshon se bashkëshortja, vajza dhe djali nuk ndërruan jetë si pasoje e rrjedhjes së gazit, por se një person i ka helmuar.
"Unë asaj kohe që ndodhi ngjarja isha në Greqi. Komunikonim me telefon dhe ishte data 13 shkurt 2020, atë ditë unë bisedova me nusen dhe më tha se do shkonte tek familjarët e saj të cilët ishin vetëm 30 minuta larg nga banesa jonë. Ajo u nis për atje sepse shkonte në këmbë nëpërmjet një pylli. Kur mbërriti fola sërish në telefon dhe ajo kishte vajtur, e pyeta sesi po kalonin dhe sesi ishin pjesëtarët e familjes së saj. Atë ditë i thash se të nesërmen do shkoja herët në një punë tjetër shumë larg dhe do ti merrja në telefon vonë rreth orës 16:00.
Të nesërmen më merr goca e pronarit dhe më kërkoi të shkoja në shtëpi se kishte disa punë për të bërë, mirëpo më mori dhe pronari dhe vëllai im, aty kuptova diçka kishte ndodhë me familjen time. U nisa direkt, më shoqëroi vëllai me vete dhe mora pasaportën me vete. Rrugës unë e pyesja pafund çfarë ka ndodhur me familjen time, por askush nuk më thoshte gjë. Kur mbërrita në shtëpi pashë vetëm makina dhe njerëz, po bërtisja me të madhe se çfarë ka ndodhur, ku janë familjarët, por njerëzit më thanë se janë helmuar dhe janë në spital.
Mirëpo pash tre arkivole që po vinin në shtëpi. Aty më bënë gjilpëra dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam mbajtur me qetësues dhe ato ditë nuk mbaj mend asgjë, por më vonë unë kam filluar që të shkoj në prokurori në polici. Por ato ditë të mortit unë me vëllain ndiem një erë të keqe në divanin ku u ulëm, shkova të takoja shefin e policisë për provat dhe faktet në dhomën e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, policia më tha nuk kemi mjete, por ne dyshojmë nga soba. Me vajzën e mbijetuar u takova mbas një jave pasi doli nga koma, por vajza nuk dinte asgjë çfarë kishte ndodhur, shkova me një psikologe dhe ajo ja tha se nëna dhe vëllai dhe motra nuk jetonim më. Ishte dajesha e saj e cila e mbështeti, por vajza e përjetoi shumë keq, më pas vajza mbante mënd se çfarë kishte ndodhur një ditë më parë. Ekspertiza s’ka thënë asgjë veç helmimit nga gazi, por janë hamendësime sepse asnjë provë nuk është marrë.
Ato ditë shtëpia dhe dhoma vinte erë shumë e rëndë helmi dhe të digjnin sytë, për këtë ka dhe dëshmitar. Atë ditë të nesërmen kunata ime ka parë që nga familja ime nuk po dilte njeri dhe ishin bërë merak, kishin hyrë nga sipër se dera është e mbyllur. Kunata ime më tha se ishte e hutuar dhe s’mban mend, por kunata ka qënë e para që i ka gjetur trupat, kishte parë që gruaja, vajza dhe djali ishin pa jetë. Por kishte parë vajzën që ishte e gjallë dhe njoftuan policinë dhe ambulancat. Unë për atë ditë nuk kam asnjë informacion mbi trupat, mbi ngjarjen, mbi asgjë. Më është thënë se nga soba kanë ndërruar jetë, por kjo nuk është e vërtetë, pasi në dhomë ka pasur erë dhe janë helmuar. Madje pas vdekjes, vëllai im në njërin nga këndet e shtëpisë, qelbej erë e rëndë helmi ku të merrte frymën, pikërisht aty ku vinte erë ishte ulur një ditë më parë 30 vjeçarja.
Pas 3 ditësh nga ngjarja unë e thirra si nuse e kushëririt që të shërbente sado pak, erdhi qëndroi shumë pak dhe iku, madje edhe kur unë e takoja përballë ajo më shmangej dhe zverdhej. Dyshova që kjo ka diçka që reagon kështu, por dyshoj se bashkë me të mund të jetë edhe dikush tjetër brenda familjes time. Gjithmonë unë asnjërit s’ja kam lëshuar dorën, por ai që do të bëjë të keqen ta bënë. E kam pyetur këtë pjesëtar të familjes dhe më ka pohuar se nuk kam gisht unë. Asaj 30 vjeçares dua ta kapi policia dhe ta gjykojë apo hetojë çështjen. Kam pasur marrëdhënie të mira me burrin e 30 vjeçares por edhe mund të mos dijë asgjë ai", Tola.