Pak orë nga ndeshja finale e Conference League, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj komentoi trazirat e një ditë më parë, mes tifozëve italianë e holandezë.
Dervishaj tha se si pasojë e dhunës, 19 efektivë policie u plagosën, ndërsa për trajtim në spital kanë shkuar 10 shtetas, nga të cilët 5 prej tyre shqiptarë.
“Dje një grup tifozësh të Fejnordit kanë lëvizur drejt stadiumit për tu përplasur me ato të Romës. Policët kanë tentuar të ndalojnë tifozët e Fejrnorit, por ata kanë goditur policët me shishe, gurë e sende të forta. Po ashtu edhe tifozët e Romës kanë qëlluar me gurë shkopinj. Janë plagosur 19 punonjës të policisë, njëri prej tyre është plagosur me thikë. Janë dëmtuar dhe 4 makina”, tha zv.Drejtori i Përgjithshëm i policisë.
“U shoqëruan 48 tifozë të Romës dhe 12 të Feyenoord, iu sekuestruan leva dhe thika. Sot në mëngjes u deportuan drejt Italisë 80 tifozë huliganë, do ndiqen dhe penalisht”, shtoi ai.