"Ia kam pre biletën për stadium", polici 25 vjeçar që vrau kolegun rrezikon burgim të përjetshëm

25 May 2022, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ia kam pre biletën për stadium", polici 25 vjeçar
Ludian Zaimi

Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçar që nuk duroi dot talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe shkrepi armën 6 herë mbi trupin e tij duke i shkaktuar vdekjen rrezikon burgim të përjetshëm. Mbi 25-vjeçari të rëndon akuzat e vrasjes punonjësit të policisë së shtetit, neni 79/b.

 

Ndërkohë që ka edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi i janë gjetur 56 fisheshkë. Në shtëpi 25-vjeçarit i janë gjetur anti depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore. 

 


Video