E rëndë/ Një person nxori armën tek '21 dhjetori' dhe ua drejtoi tifozëve

25 May 2022, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë/ Një person nxori armën tek '21 dhjetori'
Një person nxori armën tek '21 dhjetori'

Mbrëmjen e djeshme, pati përplasje të policisë me tifozët në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në një prej pamjeve që është bërë virale në rrjetet sociale duket se në zonën e njohur si '21 Dhjetori', një person, ka nxjerrë armën dhe ua drejton një turme njerëzish, mes të cilëve ka dhe tifozë me qëllim shpërndarjen e tyre.

Së bashku me të dalin dhe disa persona të tjerë nga një furgon dhe përplasen me tifozët, ndërsa nuk ka të lënduar. Ndër të tjera duket se është hedhur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.

 


Video