Kuvendi anulon seancën e parashikuar për ditën e nesërme, "mister" arsyet

25 May 2022, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi anulon seancën e parashikuar për ditën e nesërme,
Kuvendi

Seanca plenare në Kuvend e parashikuar për ditën e nesërme nuk do të zhvillohet.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Kuvendi përmes një njoftimi për mediat. Punimet e parashikuara për nesër do të zhvillohen në një datë tjetër.

“Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.

Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk jepen sqarime për arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme.


Video