Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit.
Mediat shkruajnë se 10 anije luftarake kanë patrulluar sot Karaburunin. Pak ditë më parë Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço zbuloi gjetjen e një pajisje të dyshimtë në jug të vendit, që ka alarmuar edhe ushtrinë.
Eksperti Karamuço ka zbardhur edhe detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit. Sipas tij bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve.
Karamuço shpjegon se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të anijeve luftarake janë të NATO-s.
