Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë sonte një deklaratë të fortë.
Ai tha se diku në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë e cila ka vënë në alarm forcat e sigurisë dhe inteligjencës në Shqipëri, ndërsa shtoi se rezervohej të fliste më shumë, pasi çështja është ende në hetim.
Karamuço tha se pasi të mbarojë gjullurdia politike, kjo çështje do të marrë një vëmendje mjaft të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për sigurinë e vendit.
“Ka dhe një ngjarje që është edhe më e rëndë, është gjetur një aparaturë në jug të vendit. Një aparaturë që dyshohet se interferon në shërbimet tona të mbrojtjes territoriale. Do të jetë një ngjarje që mbas 25 korrikut do të marrin një vëmendje shumë të madhe në media. Rezervohem të them diçka tjetër”, tha Karamuço në emisionin “log.” në Abc.