Kriminelët e thërrasin “Lala”, kush është Talo Çela, “përmbaruesi” i vrasjeve të bandave

23 May 2022, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kriminelët e thërrasin “Lala”, kush është Talo
Talo Çela

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Por kush është 51-vjeçari Talo Çela?

Kriminelët mes njëri-tjetrit i kanë ngjitur nofkën “Lala”. I divorcuar dhe baba i një vajze, për ish-banorin e Bradasheshit nuk dihen shumë gjëra. Për autoritetet emri i tij skedohet për herë të parë më 21 korrik 2015 për një krim banal: Një ndërtim pa leje në fshatin Bradashesh.

Sipas Policisë Talo Çela “është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit Haxhia”.

Grabitja e Rinasit e sjell nën reflektorë

Ishte bashkëpunëtori i tij i parë Alkond Bengasi ai që përmendi emrin e Talo Çelës në mega-grabitjen e Rinasit në vitin 2019, ku u grabitën 4.6 milionë euro dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

I penduari tjetër Klevis Alla tregoi iu tregoi autoriteteve se Talo Çela ishte një personazh tejet i rrezikshëm, ndërsa rrëfeu disa vrasje të pamëshirshme dhe të dyfishta në Durrës.

Ndaj tij policia vendos për herë të parë shpërblim në 2020 në vlerën e 10 mijë eurove. Në 43 aksione për kapjen e tij policia u kthye duarbosh, ndërsa dyshimet ishin se n personazhi o rrezikshëm kishte informatorë brenda radhëve të policisë.

Miqësia dhe armiqësia me Nuredin Dumani

Nuredin Dumani e përshkruan atë si një njeri që mbante mjetet e duhura për të shpërthyer dyer të blinduara atëherë kur grupi mori informacion se në një banesë gjendeshin 500 mijë euro. Apo se Talo Çela mori porosi për të vrarë Fatmira Dedën, nënën që kërkonte drejtësi për djalin e saj të vrarë.  Për ta kryer vrasjen ashtu si e porositi Festim Qoli të tillë që të ngjante si grabitje, Talo e dhunoi dhe pastaj e goditi me thikë, duke i marrë çantën.

Ai ishte njeriu që e futi Nuredin Dumanin në rrugën e vrasjeve me pagese, ndërsa ky i fundit kishte dalë nga burgu, Talo Çela i tha “kemi shumë punë“. Por pas shumë vrasjesh, miku u ktheu në armik. Dhe Nuredin Dumani i vrau të vëllanë, Bujar Çelën.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha ka lënë të nënkuptohet se Talo Çela mund të jetë vrarë, duke thënë se “nuk besoj se do kemi mundësi më ta shikojmë imazhin e tij”.

“Kam dyshime se Talo Çela nuk do kemi më mundësinë ta intervistojmë por as të shohim imazhin e tij. Dhe besoj që kjo gjë ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani është arrestuar. Unë dyshoj që nuk kemi për ta parë më. Uroj që ta kem gabim, por kam shumë dyshime që ne nuk do kemi mundësinë të bëjmë atë që bëri Taku, ta intervistojmë Talo Çelën”, u shpreh Artan Hoxha para disa ditësh në emisionin “Opinion”.


Video