VIDEO/ Ultrasit e Feyenoord "bllokojnë" që sot lokalet e Tiranës, nisin festën me birra dhe këngë

23 May 2022, 19:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Ultrasit e Feyenoord "bllokojnë" që sot lokalet e
Tifozët e Feyenoord në lokalet e Tiranës

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga finalja e Uefa Conference League Roma-Feyenoord që do luhet në "Air Albania", baret e kryeqytetit kanë filluar që sot të "pushtohen" nga tifozët e të dyja ekipeve.

Pamjet e videos së mëposhtme janë të sotmet, ku ultrasit e ekipit holandez janë ulur në një prej bareve të Tiranës. Ata po e shijojnë vizitën e tyre me këngë dhe pije, ndërsa bie në sy banerat e tyre me simbolikat e klubit.

Ultrasit e Feyenoord njihen si të dhunshëm dhe me huliganizëm të theksuar, ku nuk përjashtohet mundësia e një përleshjeje me tifozerinë italiane. E garantuar deri tani është se atmosfera gjatë këtyre ditëve do jetë e ndezur në kryeqytet.


Video