Tirana nesër pa drita, orari dhe zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike

23 May 2022, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana nesër pa drita, orari dhe zonat ku do të ndërpritet
FOTO ILUSTRUESE

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë për shkak të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, energjia do të stakohet nesër nga ora 09:00 deri në 14:00.

Zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: Paskuqan, “Babe Rexha”, Unaza e Re, Yzberisht, Rruga e Qelqit (Kombinat) Zona Fushe e “Misto Mames”, Zona Kmy (pjeserisht),  “3 Heronjtë”, Kashar  Yrshek, Fushë Mëzez, ish rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas, Domje.


Video