Dëshmia e Henrik Hoxhajt: Bujar Çela m'u duk hallexhi, nuk e vrava

23 May 2022, 09:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dëshmia e Henrik Hoxhajt: Bujar Çela m'u duk hallexhi, nuk e

Është zbardhur dëshmia e një prej të penduarve të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili u arrestua bashkë me Nuredin Dumanin më 29 mars në Fier. Ai ka rrëfyer versionin e tij lidhur me vrasjen e Bujar Çelës në vitin 2020.

Henrik Hoxhaj në dëshminë e tij para SPAK, raporton se në fund të shtatorit në vitin 2020, Nuredin Dumani i ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Celës. Për këtë vrasje Dumani i kishte ofruar Henrik Hoxhajt një shumë prej 60 mijë eurosh.

Fillimisht Henrik Hoxhaj dëshmon se e ka pranuar punën dhe kishte filluar t mblidhte të dhëna për shënjestrën e radhës. Sipas Henrik Hoxhajt, Bujar Çelën e ka ndjekur teksa ai punonte si taksist nëpër qytet.

Ai shton se personi në fjalë i është dukur hallexhi dhe kështu ai vetë nuk ka qenë i predispozuar për ta bërë si punë, dhe për këtë arsye ai e ka shtyrë kryerjen e vrasjes. Pas disa kohësh Nuredin Dumani, dëshmon Henrik Hoxhaj, i ka çuar SMS duke thënë se e bëri atë punën e Çelës.

“Në një moment kam dyshuar se Nuredin Dumani ka vrarë Talon, por në televizor kam parë se kishte vrarë Bujar Çelën që unë nuk e kisha kryer si porosi” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoixhaj.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më 17 shtator 2020, Nuredin Dumani ka rrëfyer edhe versionin e tij për vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

 


Video