Shpërthen karburant "Kastrati" në Shkozet, dy të plagosur

23 May 2022, 11:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthen karburant "Kastrati" në Shkozet, dy të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit, pranë karburant "Kastratit" në zonën e Shkozetit.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit janë plagosur rëndë shoferi i botit që po furnizonte bombolën kryesore me gaz dhe punonjësi i karburantit. Si pasojë e shpërthimit të madh, dëmet kanë qenë të konsiderueshme, jo vetëm materiale, por edhe në njerëz, duke u shkaktuar të plagosurve plagë të mëdha në trup si pasojë e djegieve.

Të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombol gazi. Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Video