10 mijë euro për një vizë false për në SHBA, GJKKO dënon me 79 vite burg 16 trafikantët

23 May 2022, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
10 mijë euro për një vizë false për në SHBA, GJKKO
Pamje nga operacioni "Shqiponja e kristaltë"

Gjykatat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 16 të pandehur, të arrestuar më 19 Maj të vitit 2020 në kuadër të operacionit "Shqiponja e kristaltë".

16 të pandehur janë dënuar nga GJKKO me rreth 79 vite burg në total. Të akuzuarit kryesor Bukurije Ahmetaj dhe Elvis  Ahmetaj janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë 8 vite burg Bukurije Ahmetaj dhe 6 vjet e 8 muaj burg Elvis Ahmetaj.

Ata janë shpallur fajtor për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA-së, Kanadasë, Anglisë, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash. Ata i merrnin deri në 10 mijë euro një emigranti të paligjshëm për të dërguar me viza false në SHBA dhe Kanada. 

Kanë qenë tre korridore që trafikantët përdornin për kalimin e klandestinëve në SHBA. I pari Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane dhe mandej në Meksikë e duke u futur në SHBA, i dyti nga Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe e treta Shqipri-Francë-Londër-R.Domenikane dhe SHBA. Hetimi për ta kishte nisur që prej vitit 2018 në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën e SHBA

Dënimet përfundimtare, duke përfshirë uljen me 1/3 prej gjykimit të shkurtuar:

Bukurije Ahmetaj 8 vite burg

Elvis Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg

Fatmir (Elvis) Qema 8 vite burg

Eduart Haxhiu  7 vite e 4 muaj burg

Altin Memaj 8 burg

Blerim Coka 8 burg

Azem Tanushi 7 vite e 4 muaj burg

Xhelil Dautaj 4 burg

Mark Gjinaj (Gjini) 5 burg

Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga) 2 vite e 4 muaj burg

Klajdi Llikaj 2 vite e 4 muaj burg

Admir Spahia 2 vite e 4 muaj burg

Drita Sadrija 2 vite e 4 muaj burg

Aida Cenaj 2 vite e 4 muaj burg

Ilir Ferati 2 vite e 4 muaj burg

Juxhin Tirana 2 vite e 4 muaj burg


Video