"Më tha s'jam unë", si "ushtari" i Dumanit dyshoi se s'kishte vrarë 'të duhurin': E qëllova dhe dy herë në kokë pas konfirmimit

23 May 2022, 17:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më tha s'jam unë", si "ushtari" i Dumanit
Henrik Hoxhaj, Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdija

Një ndër krimet që ka rrëfyer Henrik Hoxhaj, miku i Nuredin Dumanit, është dhe vrasja e dyfishtë e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Për ekzekutimin e Shkozës ishin paguar 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë.

Hoxhaj rrëfen se vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Bashkë me Henrik Hoxhajt ishte edhe Eljon Bitri nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra dy vite më parë. Ky i fundit do të kishte rolin e drejtimit të mjetit me të cilën u krye vrasja. Hoxhaj tregon se në momentin që ka qëlluar një nga shenjestrat, ka dyshuar nëse kishte vrarë "të duhuri", sepse ai i kishte thënë "nuk jam unë". Pasi ka marrë konfirmimin nga Eljo Bitri, e ka qëlluar dhe dy herë të tjera në kokë.

“Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë.

Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në  kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj para grupit hetimor.


Video