Detajet nga vrasja në komisariat: Polici që vrau kolegun kishte një vit e gjysmë në detyrë

23 May 2022, 22:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet nga vrasja në komisariat: Polici që vrau kolegun kishte
Vrasja në komisariat

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në ambientet e brendshme të Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku humbi jetën një efektiv policie.

Ludian Zaimi, efektivi i policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte futur në radhët e uniformave blu.

Ndërkohë, viktima Çaush Saliasi, kishte mbi 20 vite në polici. Sipas burimeve, para shkrepjes së armës ka ndodhur një konflikt banal mes autorit e viktimës.

Autori ka qëlluar pesë herë ndaj kolegut duke bërë që ai të ndërrojë jetë në spital.

Uniformat blu dhanë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe se hetimet po i kryen Agjencia e Mbikëqyrjes Policore që ndodhet në vendngjarje.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht në ambientet e komisariatit nr.3 ndodhet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

 


Video