Edhe sot temperaturat shkojnë në 32°C

24 May 2022, 08:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edhe sot temperaturat shkojnë në 32°C

Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke berë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë ditën.

Por parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.


Video