Del fotoja e policit që vrau kolegun e tij: E qëlloi 6 herë për motive banale

24 May 2022, 00:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del fotoja e policit që vrau kolegun e tij: E qëlloi 6 herë
Ky është polici që i mori jetën kolegut në Tiranë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme Tiranën, por dhe dëmtoi sërish imazhin e Policisë së Shtetit, pasi një efektiv policie u vra nga kolegu i tij brenda ambienteve të Komisariatit Numër 3 të Tiranës mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 20 minuta kur efektivët po përgatiteshin të kryenin instruktazhin.

Mësohet se mes dy efektivëve të patrullës Ludian Zaimi, 25 vjeç që shihni në këtë foto dhe Çaush Saliasit 55 vjeç ka nisur një debat për motive banale.

Del fotoja e policit që vrau kolegun e tij: E qëlloi 6 herë

Pas fjalëve i riu Zaimi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 6 herë në drejtim të kolegut të tij më të vjetër.

55-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Autori është ndaluar nga kolegët e tjerë.

Ai kishte vetëm 1 vit e gjysmë në radhët e uniformave blu. Ndërsa viktima ishte një veteran në policinë e shtetit me mbi 20 vite karrierë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertë të Agjencisë së mbikëqyrjes policore që po kryen hetimet si dhe ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.


Video