Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë
Efektivi i FNSH, Lutfi Gjyli plagosi me armë zjarri 60-vjeçarin Murteza Lika në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë. 60-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa është konstatuar i plagosur nga banorët e zonës.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një komunikatë, policia bën të ditur se efektivi ka qenë në gjendje të dehur. Për shkak të gjendjes së tij, nuk është marrë ende dëshmia e efektivit.